Skënderbeu arriti fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në Korçë.
Shkodranët luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 25-të, kur Dodaj u ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrje të ga
buar ndaj Vangjelit. Për golin e triumfit mendoi sulmuesi Bismark, i cili në minutën e 84-t, u zhbllokua duke gjetur rrugën e rrjetës. Një gol me mjaft vlera për korçarët që u ngjitën në kuotën e 4 pikëve.
Ndërkohë në krahun tjetër për Vllazninë kjo ishte disfata e parë në 3 javë, pas një fitoreje dhe një barazimi.