Vllaznia “i kthen borxhin” Kukësit, duke e mundur në “Elbasan Arena” për Superligën. Kuqeblutë kanë qenë dominues, duke patur mjaft raste për shënim. Megjithatë, fitorja dhe tre pikët shumë të vlefshme kanë ardhur nga një gol i Arlind Kalasë në minutën e 58-të.
Nga jashtë zone, Marku nis një silur në drejtim të portierit kuksian, i cili nuk e zotëron. Menjëherë i vëmendshëm Kalaja, i cili e shtyn në rrjetë duke shënuar golin për ekipin e tij. Pas golit, Vllaznia ka patur edhe raste të tjera, ndërsa edhe kuksianët kanë rrezikuar por pa mundur të shënojnë.
Me këtë fitore kuqeblutë vijojnë marshimin, me 32 pikë në vendin e parë. Në ndjekje është Teuta e Edi Martinit, e cila ka mundur Bylis me rezultatin 2 – 0, duke qendruar 9 pikë prapa Vllaznisë.