Në prag të sfidës të së dielës, ku Vllaznia do të presë në “Loro Borici” ekipin e Bylisit, trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç, ka dalë në konferencë për shtyp këtë të shtunë, ku ka dhënë më tepër detaje rreth ndeshjes me ballshiotët. Brdariç u shpreh se ndeshja nuk është e lehtë ndaj duhet ta vleresojmë maksimalisht kundërshtarin.
Largimi i Alivodës duket se ka krijuar disi probleme në mesin e fushës por tekniku gjerman thekson se ka opsione për ta zëvendësuar. Java e 6-të e Superligës do ngrejë siparin këtë të shtunë. Duelet e para të raundit të 6-të do jenë Skënderbeu-Laçi dhe Partizani-Tirana.
Nderkohë, java e 6-të do e mbyllë aktivitetin e saj ditën e dielë me 3 ndeshje të tjera. Në orën 17:00, Vllaznia do presë Bylisin në “Loro Boriçi”, me shkodranët që do kërkojnë të shfrytëzojnë formën e mirë për të mposhtur edhe ballshiotët. Po ashtu nesër në orën 20:00 do zbresë në fushë Teuta kundër Dinamos. Po në të njëjtën orë AF Elbasani pret në shtëpi Egantian.