Vllaznia merr humbjen e parë në javën e katërt të Superligës shqiptare. Ka qenë Laçi ai që ka mundur në Kurbin kuqeblutë me përmbysje, duke i dhënë shuplakë shkodranëve.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë. Boshnjaku kaloi në avantazh të vetët me kokë, pas një topi të devijuar në formë krosi nga krahu i djathtë i sulmit shkodran.
Mendohej një ndeshje e lehtë për shkodranët por në minutën e 6-të shtesë së pjesë së parë nga Soboualej, i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte nga brenda zonës.
I sapofutur në lojë për Laçin, Tresa shënon golin e dytë e të fitores për vendasit duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme kurbinasve, duke ulur me këmbë në tokë Vllazninë.