Vllaznia ka zhvilluar një super ndeshje me Teutën në Shkodër. Dominimi i kuqbluve ka qenë i dukshëm, nuk kanë vënë asnjëherë në dyshim supremacinë e tyre. Megjithë rastet e shumta, gjithçka është zgjidhur nga një gol i vetëm i Ardit Hoxhaj. Sulmuesi ka qenë protagonist edhe me kartonin e kuq të marrë pas 6 minutave pasi çoi peshë shkodranët me golin e tij.
Në fund të takimit, kanë folur të gjithë protagonistët, duke nisur nga trajneri Brdariç, sponsori Xhaferi dhe golashënuesi Hoxhaj. Dy të parët, janë shumë të ekulibruar në deklaratat e tyre, edhe pse sonte Vllaznia është +9 pikë nga ndjekësit e saj. Gjithsesi, festa ka nisur në Shkodër dhe tashmë përherë e më shumë po flitet për…titull!