Një gol në shtesën e shtesës në minutën e 99- të, i hoqi Vllaznisë kënaqësinë e fitores në ndeshjen e parë për Conference League në Islandë përballë Valurit vendas. Një gol i dyshimtë për faul ndaj portierit Qarri, la të hapur një kualifikim për kuqeblutë, i cili mund të ishte realizuar mbase që në ndeshjen e parë.
Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti Alban Xhaferi, trajneri Thomas Brdariç dhe autorët e golave Ardit Krymi dhe Kevin Dodaj, kanë dhënë përshtypjet e tyre për mediat që i kanë shoqëruar deri në Islandën e largët.
Sigurisht, tek të gjithë ka keqardhje për mungesën e fitores, ashtu siç erdhi loja në fushën e blertë. megjithatë, ka besim e optimizëm se në ndeshjen e Shkodrës, me 18 korrik, mund të arrihet tek kualifikimi i shumëpritur edhe nga tifozët.