Një labirint sensibilizues kundër dhunës ndaj fëmijëve, nga dita e sotme është i hapur për tu vizituar nga të gjithë. Një iniciativë World Vision Albania, në partneritet me Bashkinë Shkodër, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u parapri nga një aktivitet sensibilizues mbi dhunën ndaj fëmijëve me titull “Në Labirint”.
Synimi i aktivitetit “Në Labirint” është ndërgjegjësimi i qytetarëve në një mënyrë ndërvepruese për ndikimin e dhunës fizike dhe psikologjike tek fëmijët apo adoleshentët.
Edhe pse kanë një detyrë morale, ligjore dhe institucionale për të mbrojtur fëmijët dhe për të siguruar mirëqenien e tyre, në jo pak raste ndodh që dhuna mund të ushtrohet nga prindërit, edukatorët, ofruesit e shërbimeve, bashkëmoshatarët, etj.
Labirinti është hapur sot dhe do mirëpresë vizitorët deri me datë 13 nëntor 2021.