Partia Demokratike ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit 2022 për Bashkinë Shkodër. Tubimi përmbyllës është mbajtur në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës.
Në takim e kanë marrë fjalën disa oratorë të ndryshëm, të cilët kanë bërë një përmbledhje të shkurtër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Shkodër.
Në vijim e ka marrë fjalën kryetari i PD- së Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm në tubim. Ai i ka bërë thirrje shkodranëve të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj në Shkodër.
I fundit ka marrë fjalën vetë kandidati Xhemal Bushati. Ai ka falenderuar për mbështetjen që i është dhënë këto ditë fushate, teksa ka premtuar se do të qeverisë bashkë me qytetarët nëse fiton me 6 mars 2022.