Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e çiftit Petrit e Afërdita Laze në Allias, ngjarje e ndodhur më 19 janar në mbrëmje, ky burrë e grua u pl.a.gosën me a.r.më zjarri. Një nga autorët e ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim autori tjetër, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e na.r.kotikëve dhe të vjedhjes. Aksionit i është vendosur emri i koduar “Mjegulla” nisur nga fakti se natën e ngjarjes Tirana ka qenë e mbuluar nga mjegulla.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19.01.2020, rreth orës 21:35, në rrugën “Njazi Meka” Allias, në banesën e shtetasit Petrit Laze, ku dy shtetas të maskuar tentuan të vidhnin me a.r.më sende me vlerë dhe për pasojë mbetën të pl.a.gosur rëndë të zotët e banesës, çifti Petrit Laze dhe Afërdita Laze, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentimin me prova shkencore të kësaj ngjarjeje.
Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Kr.i.meve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bëri të mundur finalizimin me sukses të aksionit policor “Mjegulla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e na.r.kotikëve”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Markeljan Cungu, si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kr.i.minal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e na.r.kotikëve” dhe “Vjedhja”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy ar.m.ët e zjarrit, konkretisht një kal.l.ashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.
Gjithashtu, së bashku me ar.m.ët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera. Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë aksionit nuk është gjetur në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me ar.m.ë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje pl.a.gosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.