Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Dua të falenderoj secilin prej jush për pjesmarrjen e kontributin që po jepni përmes shprehjes së mendimeve në takimet tona të drejtpërdrejta.
Për të qenë transparent me qytetarët e bashkisë sonë, por dhe me publikun e gjerë, kam dëshirë t’ju ftoj të ndiqni të përmbledhur në video të shkurtra shqetësimet që po ngrihen në çdo takim me specialistë e grupe të interesit.
Zëri juaj, mendimet që ju keni, mënyra se si ju e shihni rrugën që duhet ndjekur për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, janë të një rëndësie të veçantë për detajimin e programit tim dhe hartimin e planit të punës konkrete me institucionin e Bashkisë Shkodër.