Një gol i shënuar nga Kazlauskas në minutën e 50- të i ka mjaftuar Lituanisë për të marrë tre pikë në Tiranë me Kombëtaren shqiptare të Rejas. Një ndeshje për tu harruar sa më parë, ku nuk spikati asnjë futbollist kuqezi.
Një Kombëtare e lodhur fizikisht që mesa duket kishte nënvleftësuar kundërtashtarin. Një gabim amatoresk i Gjasulës e për ta mbyllur, një karton i kuq për kapitenin Hysaj tre minuta para mbylljes së kohës së rregullt. Me këtë rezultat, të gjitha ekipet në grupin tonë kanë nga 3 pikë teksa Kazakistani është mundur nga Bjellorusia.