Kandidati për deputet i PS- së për qarkun Shkodër, Benet Beci gjatë turit të tij të takimeve është njohur nga afër me problematikat e turizmit në Shkodër. Ekspertë, operatorë dhe sipërmarrës ne fushën e turizmit shprehën disa prej shqetësimeve kryesore por edhe propozuan strategji në mënyrë që turistët të zgjedhin Shkodrën si destinacion të pushimeve të tyre.
Beci si njeri me eksperiencë në fushën e turizmit thekson lidhjen e ngushtë që duhet të ketë zhvillimi i turizmit me atë të infrastrukturës. Pa dallime politike ai fton pjesëmarrësit të kontribuojnë me idetë dhe potencialin e tyre, për një të mirë të përbashkët, për qytetin e Shkodrës.
Ky takim vjen si një hap i parë dhe konkret në favor të zhvillimit turistik në Shkodër, i cili më pas, sipas Becit do i lërë vendin një plan pune të ardhshëm me prioritete për Shkodrën.