Vetëm ndërhyrja e repartit të Zjarrëfikëseve ka bërë që tregu i shumicës i fruta- perimeve të mos shkrumbohej krejtësisht. I vendosur në afërsi të rrethrrotullimit të “5 heronjëve” në Dobraç, flakët janë shfaqur papritur në një automjet që përdorej për transportin e mallrave. Kanë marrë zjarr menjëherë arkat plastike të fruta- perimeve, ndërsa më herët është dëgjuar edhe një zhurmë në formën e një shpërthimi.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfikëeve ka sjellë shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e të gjithe tregut.