Mali i Taraboshit mbi Shirokën turistike, është shfaqur këtë mengjes i bardhë nga bora. Ndërsa në qytetin e Shkodrës, temperaturat kanë rënë dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët janë të pranishme, në zonat malore të qarkut është bora femoneni atmosferik mbizotërues. Reshjet e borës kanë nisur që mbrëmjen e të premtes dhe vijojnë edhe gjatë ditë së sotme.
Sipas informacionit zyrtar, Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, Fushë Arrëz- Iballë, janë të bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtyre akseve.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Ndërkohë, sipas raportimeve të strukturave të mbrojtjes civile, gjatë natës ne gjithë teritorin e bashkisë Malësi e Madhe ka patur reshje shiu të shoqëruara me erë dhe në zonat malore ka reshje dëbore, ndërsa nuk raportohen probleme deri në kto momente.
Ne territorin e bashkise Vau Dejes vijojne reshjet e shiut me intensitet te mesem/larte dhe raportohen shkeputje te energjise elektrike ne disa fshatra.
Nga ana e saj, OSHEE Shkoder bën me dije se janë fidra te stakuar komplet në Qelez- nënstacioni Pukë dhe fidra pjesërisht në punë në nënstacioni Bushat, nënstacioni Shkodra 2, Plazh nënstacioni Velipojë, nënstacioni Koman.
Trashësia e borës varion nga 15 cm në Pukë në 25 cm në Fushë- Arrëz.