Mësohet se një rrjet ndërkombëtar i tráfikùt të emigrantëve klándèstinë u shkátërrùa nga policia në Tiranë, duke vënë në pranga gjashtë persona. Ata janë:
1-Ali Osmanaj, 36 vjeç banues në Tiranë
2- Aida Velcani, 39 vjeç banues në Tiranë
3- Mentor Isufi, 30 vjeç banues në Tiranë
4- Anamaria Bengaj, 20 vjeçe banuese në Tiranë
5- Ardit Pinderi, 21 vjeç banues në Korçë
6- Melinor Pinderi, 19 vjeç banues në Korçë
Policia e Tiranës bëri me dije se grupi i strukturuar merrej me organizimin dhe drejtimin e tráfikìmit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë e tráfikìmit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian”, sqaron deklarata.