Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të 10 274 bimëve narkotike, në fshatrat Kir dhe Pult, që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në muajin gusht 2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.
Si rezultat, janë kapur dhe ndaluar 3 prej autorëve të dyshuar, shtetasit: Arben Shpati, 34 vjeç, Pavlin Shpati 41 vjeç banues në fshatin Bardhaj, dhe Aurel Fejzo, 23 vjeç, banues në Gramsh.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: Gjovalin Shpati, 37 vjeç, Artan Shpati, 30 vjeç, Aleksander Shpati, 34 vjeç, Fatmir Shpati, 34 vjeç,, Mhill Shpati 31 vjeç dhe Aleksander Rrasa, 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.
Këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit.