1 i vdekur dhe 3 të plagosur rëndë është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura mesditen e së mërkures në rruget e Qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi rreth ores 15:00 në vendin e quajtur “Ura e Presës”, pranë fshatit Adriatik të Kurbinit, ku një automjet përplasi një person i cili po lëvizte me biçiklete.
Goditja ishte e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të shumtë drejtuesit të biçikletes shtetasit Anton Curraku 35-vjeç, i cili gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ndërkohë drejtuesi i automjetit qe shkaktoi aksidentin u largua nga vendi bashkë me makinen dhe policia po punon për indetifikimin dhe kapjen e tij.
Pak minuta më vonë një tjetet aksident mdodhi në rrugen e kombit segmenti Milot-Rrëshen, pranë Fushe-Milotit. Në këtë aksident u përfshine një trailer, dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për tre persona të plagosur. 2 prej tyre u dërguan për ndihme mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe tjetri në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Drejtuesit e çiklomotorëve janë shtetas të huaj, ndërsa si pasojë e aksidentit është blllokuar për rreth 60 minuta qarkullimi ne Rrugen e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen.
Nga pamjet e siguruara duken qartë pasojat e aksidentit, ku traileri ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të karrexhatës. Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve. /Nga Elvis HILA/