Dita e sotme ka nisur me lajme jo të mira në Shkodër. Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja u regjistrua në rrugën Shkodrës-Velipojë, në afërsi të Berdicës, ndërsa identiteti i viktimës është bërë i njohur pas disa orëve.
Mjeti me të cilin lëvizte viktima, i identifikuar nga burime policore si Isa Kotrri rreth 29 vjeç, tip fuoristradë, ka dalë nga rruga duke rënë në kanal, me pasojë fatale për jetën e drejtuesit të makinës.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHKODRËS
Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.