Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Ton (Tonin) Marku, 47 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.