Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja” ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.
Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin Endrit Lohja,në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Endrit Lohja, 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.