Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin Krenar Medja, 37 vjeç, banues në Lezhë.
Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin.