Kallashnikovi i gjetur ne varrezat e Komanes ne Shkoder, eshte marre ne dorezim nga policia. Sapo kane marre njoftimin nga punetoret qe po pastrojne varrezat nga shkurret dhe mbeturinat, uniformat blu kane shkuar menjehere ne vendngjarje. ShkodraWeb ka siguruar fotot dhe video e marrjes ne dorezim nga policia te armes. Mesohet se automatiku do te dergohet per ekzaminime te metejshme te specializuara, per te verifikuar nese eshte perdorur ne ndonje krim te mundshem. Sigurisht, per aq sa lejon gjendja e armes se gjetur. Edhe me heret ne keto varreza, gjate pastrimit jane gjetur granata dore. Mendohet se ato jane hedhur nga persona qe i kane perdorur keto arme e municione dhe zanafilla e tyre mendohet se eshte vitit 1997 e ne vijim kur armet rane masivisht ne duart e qytetareve. Nuk perjashtohet mundesia qe te gjenden serish arme te tjera ne kete territor. /ShkodraWeb/