Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës. Qetësia e natës është prishur nga të shtënat në zonës e Pedonales së qytetit, një nga më të frekuentuarat. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se është në pl.a.gosur këmbë me ar.m.ë një vajzë, e cila nga të dhënat e para, duke se ka qenë kalimtare.
Mësohet se ajo ka shkuar me urgjencë ne spitalin rajonal. Ështe qe.lluar ne kembe dhe ka humbur shume gja.k. Te paqarta shkaqet dhe rrethanat ndersa policia ka nisur hetimet.
Nga burime jo zyrtare, mësohet se shenjestra e këtij sulmi me a.r.më zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës, ka shpëtuar pa dëmtime.
E reja, Liljana Jeremia ka deklaruar se nuk e dinte se pse ishte që.lluar, ndërsa ka thënë se po ecte rastësisht në rrugë. “Po ecja në rrugë kur më kapi një plumb”, thotë e reja në dëshminë paraprake.
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është pl.a.gosur me ar.më zjarri shtetasja Liljana Jeremia, 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.