Disa ditë më parë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ishte në Velipojë për prishjen e ndërtimeve pa leje. 24 nga 27 të planifikuara u hodhën përtokë, duke i shkaktuar një dëm mjaft të madh imazhit të këtij plazhi në start të sezonit pas pasojave të rënda të pandemisë.
Sot, IKMT-ja ka zbarkuar sërish në Velipojë, kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lenë nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në zonën e plazhit. Në fakt, pastrim i thënçin, sepse kemi të bëjmë me një ndotje mjedisore të njërës nga zonat më të bukura e të paprekura të Velipojës, Vilunin.
Praktikisht, jemi përpara një skandal mjedisor, po bëhet pikërisht nga dora e shtetit. Mjetet e tonazhit të rëndë, pasi marrin objektet e shembura dhe mbetjet inerte nga hapesira rënore e plazhit, po i hedhin mbetjet prane Hidrovorit në Lagunën e Vilunit.
Pa pyetur askend, pa u koordinuar me qeverisjen vendore, IKMT-ja po depoziton mbetjet inerte në një nga zonat më të bukura të Velipojës, e aq me teper pranë Hidrovorit i cili është një objekt i rëndësisë së veçantë.
Video e siguruar nga ShkodraWeb Media dhe fotot tregojne këtë másàkër mjedisore, edhe pse territorin e qarkut të Shkodrës është i vendosur edhe një landfilld në zonën e Bushatit, për depozitimin e mbetjeve. /ShkodraWeb Media/