Nga Kozeta BRUÇAJ
Pier Paolo Ambrosi, italiani që e deshi Shqipërinë dhe e ktheu atë në shtepinë e tij të dytë, u përkujtua sot në një aktivitet organizuar në Malësinë e Madhe. Ka qenë pikërisht kjo bashki, tek e cila ai perqendroi projektet e Vis-it, kësaj shoqate me reputacion, të themeluar si degë në vendin tone prej Pier Paolo prej 12 vitesh.
Perpjekjet e tij më të medha i bëri me të rinjtë, për t’i bindur ata që ta ndertonin të ardhmen e tyre në vendlindje dhe jo duke emigruar. Në prezencën e familjarëve, miqve të shumtë të ardhur nga Italia, përfaqësuesve të Vis Albania, titullarëve të lartë vendorë, familjeve përfituese të projekteve etj, në ambjentet e inkubatorit të përpunimit të geshtenjës në Reç, u zhvillua edhe aktiviteti në nderim të figures së tij.
Detaje të këtij organizimi ju do të keni mundësi t’i mësoni së shpejti në emisionin “Pusho shqiptarçe” të Tv1 Channel. Shikim të këndshëm!