Tre ditë pas grabitjes së institucionit financiar Kredo.al në Tiranë, policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vjedhjes. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar i cili është shpallur në kërkim ndërkohë që policia e identifikojë përmes kamerave të sigurisë përgjatë kësaj zone. Raportohet se i riu ka pak kohë që ka dalë nga burgu i cili ishte i dënuar për vjedhje.
Ndërkohë policia njofton se 21-vjeçari Kristi Çinari, me origjinë nga Shkodra, është autor i vjedhjes dhe të një farmacie në Tiranë në vitin 2017.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021” – njofton policia.
Ngjarja ndodhi më 23 janar në kryqëzimin e Porcelanit në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë. Në institucionin financiar privat, Kredo.al, është marrë një sasi parash, mbi 1 mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë.