ShkodraWeb ka mundur të sigurojë videon kur një person i paidentifikuar, i vë flakën mjetit të efektivit të policisë së Shkodrës Sokol Kroni, reth 54 vjeç. Në pamje shihet një person, i veshur me rroba të errëta, i cili i afrohet makinës së parkuar.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur shpërthejnë flakët në makinë dhe personi, me kapuç në kokë, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.
Sipas komunikatës së policisë, më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit Sokol Kroni, 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e efektivit të policisë, makina të cilit u përfshi nga flakët.
Efektivi 54 vjeçar nuk raportohet të ketë patur konflikte apo probleme, përjashtuar ato që mund të lidhen me detyrën e tij dhe që sigurisht, ai mbase nuk është në dijeni.