Ish- hotel “Sporti” në qytetin e Shkodrës do të kthehet në një qendër për ofrimin e shërbimeve administrative për banorët e lagjes nr. 4. Punimet, të cilat vijojnë, u inspektuan nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.
Ndërtesa, e cila është një aset i Bashkisë së Shkodrës por e pa shfrytëzuar kurrë më parë, do të ketë edhe ambjentet e një qendre të te shëndetësore, e katërta e ndërtuar.
Investimi nga të ardhurat e Bashkisë, është në vazhdën e investimeve që do të krijojnë lehtësira për marrjen e shërbimeve nga qytetarët aty ku ata banojnë. Punimet po kryhen nga firma “Delia Impex” shpk me president Mario Delia dhe pritet të përfundojnë së shpejti.