“Nuk kane asnjë impakt social shkarkimet e Vaut të Dejës në zonën e Nënshkodrës.”. Kështu është shprehur administratori i KESH sh.a. Benet Beci në një intervistë të dhënë në Shkodër për gazetarët.
Ai ka thënë se me menaxhimin e kaskadës së Drinit, është arritur të ruhet impakti negativ i mundshëm në zonën e Nënshkodrës, pavarësisht sasisë së reshjeve dhe prurjeve gjatë kësaj periudhe.
Beci ka siguruar se shkarkimet do të mbeten në kuota minimale, pavarësisht reshjeve apo prurjeve. Mësohet se aktualisht KESH po shkarkon 900 m3/sek në total ndërsa prurjet totale në kaskadën e drinit kanë rënë.
Administratori i KESH sh.a. Benet Beci, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me gazetarët e Shkodrës, të cilin e ka publikuar edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook. /ShkodraWeb Media/