Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur nga makinat prej disa minutash, për t’i lënë vendin organizatorëve që po merren me përgatitjet e fundit për manifestimin e thirrur sot nga kreu i shtetit, që pritet të nisë në orën 17:00. Pak minuta para manifestimit, drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ edhe banorët e Unazës së Re
Pak minuta para nisjes së manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë nisur edhe banorët e Unazës së Re. Me flamuj në duar dhe me thirrjet “liri demokraci” dhe “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata i janë bashkuar Presidentit Meta në thirrjen e tij për të “mbrojtur kushtetutën”.
Manifestimi pritet të nisë në orën 17:00, ku do të ketë disa folës, përfshirë edhe personalitete të njohur, ndërsa Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në fund.