Kandidatët e Partisë Socialiste Edona Bilali e Paulin Sterkaj kanë zhvilluar të shtunën një takim me vajza dhe gra të Malësisë në qytetin e Koplikut. Në përshendetjen e tyre Edona Bilali dhe Paulin Sterkaj i kanë ftuar gratë dhe vajzat malësore që gjithmonë e më shumë të bëhen pjesë e politikes. Pasi aty është mundësia e njohjes, afirmimit dhe integrimit të tyre si pjesa më vitale e shoqërisë.
Vetëm nga politikat e drejta të Partise Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama jemi sot thuajse të barabarte me burrat në këshillat e bashkive. në Kuvendin e Shqipërisë, në administratë, në biznes e kudo në jeten shoqërore këtu në Malësi, Shkodër dhe në të gjithë Shqiperinë.
Kandidati Sterkaj ka bërë thirrje që me 25 prill të votojnë Partinë Socialiste, numrin 12 por dhe numrin 2 në fletën e votimit, pasi “dua të jem deputet me mbështetje të fortë në mënyrë që bashkë me Edonën të lobojme fort për investime e projekte të tjera për Malësinë dhe Shkodrën, për fuqizimin e gruas malësore e shkodrane në jetën aktive te vendit .
Gjatë takimit kanë përshendetur dhe kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, kryetarja e Gruas Socialiste Liza Deda, ish- prefektja Taze Lohja, koordinatorja e PS Lindita Shabaj, nënkryetarja e Bashkisë Nertila Bajramaj, gra dhe vajza të tjera që kanë bërë thirrje të votohet me 25 Prill për Partinë Socialiste dhe kandidatin malësor Paulin Sterkaj. Takimi ka qenë me pjesëmarrje të gjërë dhe me optimizëm të shtuar për fitoren e PS dhe kandidatit Sterkaj.