Stacioni i Policisë Fushë Arrez ndaloi shtetasin K. Ll., 44 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burgim për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetror”.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Rr., 25 vjeç, pasi në aksin rrugor “Shkoder- Hani i Hotit”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasen F. M., 81 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila po lëvizte në këmbë. 81-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.