Dy të rinj, njeri prej tyre me banim ne Itali, kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pas denoncimit të një 27 vjeçareje për vjedhje në dhomën e hotelit.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Velipojë, ku tre të rinjtë ndodheshin për pushime. Një prej djemve ishte turist qe kishte ardhur nga Italia në Velipojë për pushime me kushëririn e tij banues në Shkodër. Ata janë kapur në flagrancë pasi janë futur në dhomën ku qëndronte në hotel e reja nga Tirana dhe i kanë marrë një sasi lekësh që nuk bëhet e ditur.
“Më datë 06.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134/2 të Kodit Penal.”, thuhet ne njoftimin zyrtar te policise.