Një tjetër pushues ka humbur jetën ditën e sotme në bregdetin shqiptar. Policia e Vlorës njofton se rreth orës 15.40, në Sallën Operative mbërriti një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja”, në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det. Atij i është dhënë ndihma e parë nga pushues të rastit dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg. Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca, por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë.