Një person ka humbur jetën teksa punonte paraditen e sotme. Policia e Lezhës bën me dije se viktima është shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë. Sipas bluve, i ndjeri ishte duke punuar në një sërë pemesh dekorative, ku dyshohet se ka rënë prej saj dhe ka gjetur vdekjen.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00 ,jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jete.
Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative, dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.