Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero nuk e ka mohuar faktin se koronavirusi mund të rikthehet sërish në vjeshtë. Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Pipero theksoi se një gjë e tillë do të mbetet për tu parë, por megjithatë edhe nëse kthehet nuk do të ketë impakt.
Ndërkaq, mjeku tha se është herët të flasim për imunitet dhe i ashtuquajturi “imuniteti i turmës” për mjekun është një teori e gabuar dhe ka kosto në popullsi.
I pyetur nëse do të ketë këtë vit sezon turistik, Pipero tha se do të ketë turizëm të brendshëm, ndërsa nuk hezitoi të propozojë se mund të bëhet një marrëveshje me vendet e rajonit.
Pjesë nga intervista:
Pipero: Unë mendoj se jemi në kohën e duhur për lehtësimin e masave, por qytetët duhet të respektojnë rregullat. Të shmangim maksimalisht kontaktet fizike. Kujdesi është shtuar për pensionistët.
Mendoni se duhet shtuar numri i testeve?
Pipero: Ka shumë diskutime në këtë aspekt. Me vjen keq që shumica e diskutimeve janë politike. Në rrafshin profesional, normalisht më shumë teste duhen bërë, por aq sa duhet sigurisht. Sa i takon alternimit të testeve me ato të serologjisë, edhe këtu ka diskutime. Jam partizan i shtimit të analizave serilogjike, duke iu referuar personave më në rrisk, apo profesioneve. Po tu referohemi vendeve të tjera për këtë pjesë ka ende shumë pikëpyetje. Ka ende mjaft hezitim. Kujdesi që duhet të kemi me përdorimin e atyre që quhen teste të shpejta, se kanë dëshmuar që kanë qenë të nxituara. Duhet të respektojmë mendimin e specialistëve.
Ka vatra të reja në fasoneri, ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së masave, mosrakordimit të hallkës mjekësore?
Pipero: Janë shkelur masat e asaj që do ta quaja distancim fizik. Fakti që në një fasoneri zbulohet një numër i caktuar rregullash.
Virusi ka qenë agresiv apo më i butë?
Pipero: Unë mendoj se agresive kanë qenë masat parandaluese të marra nga qeveria. Por edhe virusi ka pasur transmetueshmëri të ulët në vendin tonë. A erdhi për pasojë e masave, apo respektimi nga qytetarët, apo erdhi se ndoshta virusi ka pësuar dobësim kjo do të analizohet më pas. Por virusi duke kaluar nga një person te tjetri e ul virulencën.
Jeni dakord që deri në 23 qershor do të jemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Ndihmon?
Pipero: Unë them se ndihmon qeverinë në marrjen e disa vendimeve të tjera. Në raport me ecurinë e epidemisë unë besoj se janë mjaftueshëm masat e marra nga qeveria për lehtësim.
A do të kemi sezon turistik?
Pipero: Unë besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne. Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme.
Mendoni se po shkojmë drejt imunitetit të grupit gjë e cila do të na ndihmonte për të përballuar ndoshta një rikthim në vjeshtë?
Pipero: Zërat për një rikthim të mundshëm nuk mungojnë dhe është e mundshme të rikthehet se virusi nuk është zhdukur. Do rikthehet apo nuk do rikthehet kjo mbetet për tu parë, por gjasat janë që do të rikthehet përsëri. Natyrisht, sido që të jetë edhe nëse rikthehet, impakti do të jetë më i vogël. Së dyti jemi mëusar dhe ia dimë sjelljen virusit dhe dimë si të mbrohemi. Së treti kapacitet spitalore janë më optimale. Debati që ka për skemat e mjekimit do të vijë të fokusohet drejt një protokolli të mundshmë. Sa i takon asaj që më thatë për imunitetin është ende herët të flasim, nëse një person që ka rënë në kontakt me virusin ka fituar apo jo imunitet. Sepse nuk është e mjaftueshme të fitojë antitrupa mbrojtës është e domosdoshme që antitrupat të jenë neutralizues. Imuniteti i tufës, unë janë tërësisht kundër kësaj teorie. Është me kosto shumë të rëndë për cdo popull. /ABCnews/