Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë live për ”News24” ka folur për situatën me COVID-19 teksa ka apeluar që qytetarët mos entuziasmohen pasi virusi nuk ka ikur. Sipas saj risku është ende shumë i lartë në disa qytete të mëdha si Tirana, Shkodra, Fieri apo Kruja por edhe ato mund të jenë zona të gjelbra pasi të analizohet situata e cila merr 2 javë.
Por hapjet sipas saj do të jenë 1 javore nga faza në fazë për të pasur mundësi analizimin. Ndërkohë ajo ka sqaruar se ende jemi në fazën e parë.
”Është qetësuar situata në Shkodër, ka vatra të reja, pershembull Fieri? Në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetime të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive. Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Dje kemi pasur 2 raste në Shkodër. Në Fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishme është që të ruhet distancomi social. Në Fier, një familjar shkoi nga Tirana në Fier, duke i infketuar. Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Nuk duhet të entuziasmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi.
Futja në normalitetin e ri duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individuale. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm.
Sot kemi disa qytete me vatra infektimi ende aktive ku po bëhet hetimi epidemiologjik. Kemi rihapjen edhe këtë javë duhet të vijojë gjurmimi dhe testimi i rasteve.
Pas 1 jave apo 2 mund të themi se janë zonë të gjelbëra por kjo arrihet vetëm nga ne dhe qytetarët të zhvillojnë zakonet e reja.
Fazat të jenë sipas kalendarit që kemi vendosur.
Rasti i cili është hetuar nga epidemiologët është një qytetar nga Kamza, Paskuqani ekzaktësisht i cili vuan nga sëmundje tumorale dhe ka kryer disa shërbime në spitalin e neurokirurgjisë. Po zhvillohet gjithë hetimi epidemiologjisë në neurokirurgjisë teksa qytetari është i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike. Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore. Të kemi dhe protokolle sigurie në çdo shërbim apo biznes. Protokollet e sigurisë për aktivitetet e lejuara po ndiqen me shumë rigorozitet nga trupa e Task- Forcës. Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror, për çdo aktivitet të ketë protokolle specifike sipas riskut. Në 3 nivele i ulët, i mesëm, i lartë. Duke përshkallëzuar edhe masat.”– tha Manastirliu.