Shkodra mbetet zona më e persekutuar e regjimit komunist në 46 vite. Në gjenocidin e pashembullt të ushtruar, Partisë së Punës iu desh të dërgonte kuadro të llojit me 1-4 klasë fillore të ardhur nga zgafellet më të humbura të Shqipërisë. Të kapardisur nga gradat që ua fali partia, ata drejtonin gjenocidin mbi elementin antikomunist të vendit. Fotografia është rreth vitit 1957. Vlera e saj në radhë të parë është antropologjike. Vëreni pamjen e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që në dukje janë “populli”. /Nga Kastriot DERVISHI, 55news.al/