10% e nxenesve te Shkodres nisin kete te hene vitin shkollor pa libra. Kjo u pranua edhe nga Drejtori i arsimit Shkoder Kadri Ymeri i cili beri me dije se ne bankat e shkolles per here te pare do te ulen 1800 nxenes. Ymeri mohoi qe te kete femije qe nuk frekuesntojne shkollen per shkak te gjakmarrjes. Problem edhe kete vit mbetet emigracioni i familjeve shkodrane, rreth 300 femije jane larguar, ndersa 120 te tjere jane kthyer nga emigrimi. Numrin e ulet te nxenesve Ymeri e lidh edhe me mos plotesimin e oreve te arsimtareve. Pavarsisht se DAR Shkoder pranon faktin qe ne disa Shkolla gjendja e infrastruktures le per te deshiruar, ato serish do te hapen per nxenesit. Ndersa DAR ka uruar mesuesit dhe nxenesit ne kete fillim-viti. Gjithsesi, drejtori Ymeri ka urur nje vit te mbare shkollor per te gjithe ata qe e nisin neser. /rozafa.tv/