Në kuadër të “Vitit të Skenderbeut”, piktori shkodran Gjovalin Paci do të çelë një ekspozitë. Muzeu Historik Kombëtar do të mikpresë shpalosjen më të fundit të punëeve të piktorit të njohur, të cilat do të kenë në qendër heroin tonë kombëtar. Për të gjithë dashamirët e pikturës por edhe miqtë e të njohurit e piktorit Gjovalin Paci, piktura çelet me datë 21 prill 2018, ora 19.00 në mjediset e Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Gjovalin Paci është piktor shkodran që jeton në Tiranë. Prej rreth 30 vitesh merret me pikturë. Ka një gamë të gjerë punimesh, rreth 3-4 mijë punë, në të gjitha gjinitë e artit, të kompozimit, të portretit, por edhe disa lloj teknikash si akrilik , vaj, tempra, guashe dhe teknika të tjera grafike, bardh e zi. Ka bërë disa ekspozita jashtë vendit, në Francë në Podgoricë, Itali, Gjermani etj.
Piktori që nisi të vizatonte me thëngjij gurëve të malësisë së Mbishkodrës kur ishte ende fëmijë, që e shfaqi talentin e tij në një shtëpi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës dhe që tani ka pushtuar sallonet dhe shtëpitë e evropianëve me magjinë e penelit.