Prej disa ditësh banorët e Thethit janë në një situatë të vështirë për shkak të botës e cila ka bllokuar aksin rrugor që lidh këtë fshat turistik me qytetin e Shkodrës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është duke vazhduar punën për hapjen e plotë të rrugës Shkodër Theth, por për shkak të borës së konsiderueshme dhe terrenit të thyer malor, ndërhyrja paraqet vështirësi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se është duke punuar në të dyja krahët e rrugës për hapjen e sa dhe deri në këto çaste janë bërë të kalueshme 10 kilometra të kësaj rruge dhe gjatë ditës së sotme do të hapen edhe 10 kilometrat e tjerë. Nëser pritet që rruga të jetë plotësisht e hapur.