Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, kandidat për mandatin e tretë radhazi, vijon takimet e tij në fshatra të ndryshëm të bashkisë së drejton prej 8 vitesh.
Ndalesa e parë ka qenë në zënën e Buzës së Ujit, në bregun e Liqenit të Shkodrës, në pjesën e Malësisë së Madhe. Në një publikim në faqen e tij në Facebook, kryebashkiaku Marinaj shkruan:
“Kaldruni është gati të mbajë rekordin fitues të zgjedhjeve të 14 majit. Grupet e punës dhe mbështetësit tanë e vlerësojnë punën që kemi bërë në Kaldrun dhe janë të bindur se jemi të vetmit që mund të bëjmë akoma më shumë për këtë fshat dhe për krejt Buzën e Ujit, sepse kemi një plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore”, shkruan Marinaj, i cili shoqërohet nga deputeti i Malësisë së Madhe Paulin Sterkaj.
Publikimi i tij në rrjete sociale shoqërohet edhe me foto nga takimi, ndërsa takime të tilla tashmë janë të përditshme për të bashkëbiseduar me malësorët me të cilët ka qeverisur nga viti 2015- të.