Nuk prodhoi fitues klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim pa gola. Një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta për shënim, por asnjëra nga skuadrat nuk e dërgoi dot në rrjetë.
Me këtë barazim, Tirana mban vendin e katërt me 47 pikë, po aq sa edhe Teuta dhe Dinamo, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt.
Ndërkohë Vllazna zbret në vendin e tretë me 59 pikë, 1 më pak se Partizani, që fitoi minimalisht në transfertë ndaj Kukësit. Të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Mehmeti në minutën e 13-të, ndërkohë në minutën e 56-të, Skuka shpërdoroi një penallti.