Tashme nuk ka me dilema. Vllaznia me ne fund ben “bingo” ne merkato. Sulmuesi Liridon Latifi ka firmosur per dy vite me ekipin shkodran dhe do te vihet menjehere ne dispozicion te stafit teknik.
Ish- futbollisti i Skenderbeut rikthehet ne Shqiperi pas pervojes se fundit ne Hungari dhe te Vllaznia shpresojne shume ne vlerat e tij si futbollist.
Njoftimin per marreveshjen dhe firmen ne kontrate me kete futbollist e ka bere te ditur vete klubi shkodran permes faqes zyrtare ku shkruan:
ZYRTARE: LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.
Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!