Vllaznia ka shpërthyer me një goladë pasditen e sotme duke mundur thellë 9-0 Besën në një miqësore të luajtur në ‘’Loro Boriçi’’.
Skuadra e Brdariç u pa që në minutat e para që nuk kishte ardhur për të bërë miqësore, por për të bindur me lojë. Për shkodranët shkëlqeu Aralica që shënoi plot 4 gola ndërsa në tabelën e golashënuesve regjistruan emrin dhe Latifi, Kalaja, Kaina e Mustedanagiç.
Trajneri Brdariç duhet të jetë shumë i lumtur nga performanca spektakolare e skuadrës së tij që vjen një javë para se të startojë sezoni i ri futbollistik në Shqipëri.
FT/ Vllaznia-Besa 9-0
Shënues: Golat: Aralica ‘3, ‘50, ‘58, ‘60, Latifi ‘23, Mustedanagiç ‘61, 87′, Kalaja ‘68 (11-m), Kaina ‘76