Vllaznia dhe Fallou Diagne kanë vendosur të mbyllin para kohe marrëveshjen me 32-vjeçarin që nuk do të jetë më pjesë e shkodranëve për pjesën e mbetur të sezonit.
Dyshimet për një ftohje të marrëdhënieve erdhi prej ndeshjes së kaluar, në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Partizanit ku senegalezi nuk ishte pjesë e formacionit dhe kjo jo për arsye dëmtimi apo kartonash.
Por, tashmë është bërë e ditur se Diagne dhe Vllanzia kanë ndarë rrugët, ndërsa vlen të theksohet se mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët titullarë dhe më të vlerësuar të kuqebluve në këtë sezon.
Diagne iu bashkua Vllaznisë në merkaton e verës ndërsa shënoi edhe dy gola me fanellën e kuqebluve.