Dy gola ne dy ndeshjet e kupes ndaj Pogradecit, dy gola ne ndeshjen e kampionatit ndaj Kastriotit dhe Ardit Hoxhaj rishfaqet serish si protagonist te Vllaznia. Ai ka qene perkrah trajnerit Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp dhe nder te tjera ka deklaruar se ka pritur momentin e tij.
Po ashtu, ne lidhje me ndeshjen e neserme ndaj Laçit. sulmuesi vlonjat premton se skuadra nuk ka frike asnje kundershtar, por pret vetem qe ajo te shfaqet ashtu si duhet ne fushen e lojes. Ja prononcimi i plote i Hoxhajt:
“Ndonjëherë durimi është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një lojtar. Pas një dëmtimi, jam treguar i duruar, kam punuar fort në stërvitje dhe e dija që do të vinte momenti. Nuk jam mërzitur që nuk kam luajtur nga fillimi. Të bësh durim dhe të presësh momentin tënd është gjëja më e mirë që mund të bësh ndonjëherë.
Është gjë pozitive për ekipin të ketë sa më shumë lojtarë dhe nuk do të përbëjë problem kur në cdo rast ke lojtarë të tjerë gati. Ne nuk kemi frikë askënd. Problemi jonë është problemi me veten, si e shfaqim ne vetën në fushën e lojës. Normalisht Laci është ekip shumë i mirë, ka lojtarë shumë të mirë. Pothuajse 70% e ekipit të vjetshëm të Lacit është ruajtur, por që ne do të bëjmë lojën tonë, nuk do të mendojmë fare për ekipin e Lacit.
Mendoj se ky është një proces i gjatë. Ky është vetëm fillimi dhe ne e kemi pasur të vështirë të përshtatemi me njëri-tjetrin, sepse kemi pasur shumë lojtarë të rinj. Tani ka ardhur momenti për vazhdimësi, duke parë edhe formën e lojtarëve. është një kampionat si ka qënë vjet, të gjitha skuadrat luftojnë për titull. Shkëputjen që kemi bërë ne vjet,sivjet e ka bërë Tirana, por tani shohim që edhe Tirana ka probleme gjatë rrugës dhe deri në fund do të jetë një kampionat shumë i luftuar.
Janë 8 skuadra që kanë objektiva madhore, Europën dhe titullin. Do jetë një kampionat interesant deri në fund. Ne e kemi forcën, i kemi lojtarët për të pretenduar për të dy trofetë. Sigurisht që nesër ne do të bëjmë maksimumin, por nuk është e thënë që të fitojmë apo humbim me Lacin na nxjerr nga rruga për titull. Kampionati ka vazhdimësi, nuk varet nga 1 ndeshje.
E vetmja gjë që i premtoj ekipit është që do të bëj maksimumin për aq sa trajneri më fut në fushën e lojës. Nuk mund të premtoj për gola dhe t’i bëj presion vetës më vonë se pse nuk shënova. Unë premtoj që do të jap maksimumin, kjo është detyra ime te Vllaznia”- ka thene Hoxhaj.