Vllaznia nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin në Kupat e Europës pas 10 viteve mungesë. Kuqeblutë janë mundur 3- 1 nga Shiroki Brijeg i Bosnje- Hercegovinës në një ndeshje ku personazhi kryesor ka qenë arbitri rus Matiunin.
Të gjithë lojtarët e Vllaznisë pa përjashtim, janë ndëshkuar me kartona të verdhë. Çdo ndërhyrje e futbollistëve të Vllaznisë ndëshkohej me karton dhe në përfundim, numërohen 16 kartona, përfshi edhe dy të kuq për Krymin (dy kartona të verdhë, një për protestë pasi futbollistët vendas po vonin lojën) por edhe për trajnerin Brdariç (dy të verdhë, edhe ai për protesta). Nuk ka munguar kartoni i verdhë edhe për Plorin.
Nga ana tjetër, arbitri rus ka akorduar edhe dy penallti, të cilat në rastin më të mirë për vendasit, janë të dyshimta. Vllaznia ka arritur të shënojë mr Çobën, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Një gol që mban gjallë shpresat e Vllaznisë, përballë një ekipi që vetëm falë ndihmës së çuditshme të arbitrit rus, ia doli të fitojë.
Ndeshja e kthimit pas një jave në Shkodër, edhe me mbështetjen e tifozëve, është një mundësi reale që Vllaznia të fitojë dhe të kualifikohet. Pavarësisht mungesës së Kryemit dhe Brdariç në pankinë, në ndeshjen e kthimit mungesa më e rëndësishme për Vllazninë dhe që do të ketë efekt pozitiv, është arbitri rus Matiunin. /ShkodraWeb/