Tek Vllaznia duan ta kene ne skuader edhe per sezonin e ardhshem dhe per kete arsye e kane kontaktuar, por nuk kane marre nje pergjigje pozitive nga ana e lojtarit.
Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese Silvio Zogaj. Lojtari i ka mbaruar kontrata dyvjeçare qe ka patur me kuqeblute dhe per kete arsye, duke qene nje futbollist i lire ka nisur negociatat me klube te tjera qe kane shfaqur gatishmerine per te marre sherbimet e tij.
Dhe me afer se kushdo tjeter duket se eshte nje ekip ne Rumani. Kontaktet me menaxherin e lojtarit vazhdojne dhe duket se kampionati rumun po behet çdo dite e me shume i preferuar i shqiptareve.
Pasditen e sotme mesfushori i Luftetarit Donald Açka mesohet se ka firmosur me ekipin Politechnica Iasi. Te njejten rruge mund te ndjeke edhe Zogaj.
Lojtari 22 vjeçar i ka kerkuar para pak ditesh nje jave kohe drejtuesve te Vllaznise per t’a pritur nese do te rikthehet serish ne Shkoder apo jo sepse gjate kesaj periudhe do te merrte pergjigjen perfundimtare nga rumunet.