Qatip Osmani, është trajneri i ri i Strugës.
Pak javë pas largimit nga Vllaznia, tekniku i njohur rikthehet në stol, në drejtimin e një ekipi tjetër shqiptar.
Osmani është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.
Trajneri është njohës i mirë i kampionatit maqedonas, pasi ka drejtuar Shkëndijën e Shkupin.